Veliaj fiton gjyqin me Tabakun, ish-deputetja gjobitet me 50 mijë lekë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 15:38 | Aktualitet
Veliaj fiton gjyqin me Tabakun, ish-deputetja gjobitet me 50 mijë lekë

Gjykata e Tiranës gjobiti me 50 mijë lekë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për “shpifje” ndaj kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Tabaku duhet të dëmshpërblejë Veliajn në lidhje me një deklaratë publike të dhjetorit 2018, ku pretendonte se kryebashkiaku kishte ndryshuar planin urbanistik të një rruge të Tiranës për pallatet e një trafikanti droge.

Përveç dëmshpërblimit 50 mijë lekë, gjykata detyron Tabakun të publikojë përgënjeshtrim të deklaratës së saj në median online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos