“Rritja e pagës minimale rrit presionin ndaj biznesit”

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 20:29 | Ekonomi
“Rritja e pagës minimale rrit presionin ndaj biznesit”

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, në një lidhje direkte me “A2 Business” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, deklaroi se që biznesi të përballojë pasojat e emigracionit “tregu i punës ka nevojë të riformatohet, por më së shumti duhet edhe reforma e pagave”.

Sipas tij, rritja e pagës minimale, vetëm sa “rrit presionin ndaj biznesit”.

“Kjo rritje page do të rrisë inflacionin edhe më tej. Qeveria nuk duhet të bëjë vetëm një veprim, por të ruajë balancën e konkurrueshmërisë së bizneseve, që vuajnë ende nga informaliteti. Kemi biznese që hapen e mbyllen brenda 2-3 viteve, që do të thotë se as nuk maturohen e jo më të mbajnë punonjës. Zgjidhjet duhet të jenë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, deklaroi Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos