
Rritja e rasteve të reja me koronavirus në javët e fundit dhe shtrimet në spital kanë detyruar autoritetet amerikane t’iu bëjnë thirrje qytetarëve të mos tregojnë neglizhencë pasi pandemia ende nuk mund të quhet e përfunduar dhe vijon të marrë jetë.
Për këtë arsye disa nga zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Biden kërkuan nga qytetarët amerikanë të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës, si dhe të rikonsiderojnë vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura.
Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se përsa kohë variantet e reja janë shqetësuese, dozat përforcuese, mbajtja e maskës në ambiente të brendshme dhe zbatimi i rregullave bazë nuk duhet t’i lejojnë ato për të qenë shkatërruese.
“Nuk duhet ta lëmë të na prishë jetën, por nuk mund ta mohojmë se është një realitet me të cilin duhet të merremi.” Ai shtoi se edhe nëse dikush së fundmi ka pasur COVID-19, duhet të marrë dhe dozë përforcuese.
"Imuniteti zbehet, kështu që është thelbësore të qëndrojmë të përditësuar me vaksinat e COVID 19", tha Fauci. (A2 Televizion)