Rritja e rrogës së deputetëve, Petro Koçi: Është në dinjitetin e vendit, edhe me shtesat jemi mbrapa

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 14:55 | Politikë
Rritja e rrogës së deputetëve, Petro Koçi: Është

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, komentoi rritjen e pagës së deputetëve, që do të hyjë në fuqi të enjten.

“Kemi të bëjmë me një rritje pagash në përgjithësi, në të gjithë sistemin buxhetor. Por, mendoj që një status deputeti prej langaraqi do ta bënte edhe vetë Parlamentin langaraq. Këto diferenca hapin debat dhe diskutim, por është në dinjitetin e një vendi që Parlamenti të ketë një trajtim normal. Aktualisht, nuk e ka këtë lloj dinjiteti. Sot deputeti është vetë sekretar, vetë shofer… Dikur ka patur makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, nuk kishte nevojë të rrezikonte jetë një person i cili shpenzon orë të tëra në debate dhe takime, e pastaj të kthehet në shtëpi në orët e vona”, deklaroi deputeti socialist.

Megjithatë, unë nuk besoj se deputetët janë ligësia e këtij vendi. Nëse marrim sot nivelin e jetesës dhe pagat, deputeti, edhe me ndryshimet që do të hyjnë në fuqi, nuk është nga më të paguarit. Nëse marrim pasanikët e këtij vendi, deputetët janë fundi i kavallit. Ka edhe nga ata që janë biznesmenë, por po flas për ata që janë vetëm deputetë, që nuk kanë biznese. Nuk është se kjo na çon në një pozicion kaq shumë të lakmueshëm”, shtoi Petro Koçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/23/paga-mesatare-900-euro-komisioni-i-ekonomise-jep-ok-ne-fillim-perfitojne-130-mije-te-punesuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos