Rritje e lehtë e të infektuarve me koronavirus

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 18:16 | Aktualitet
Rritje e lehtë e të infektuarve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime për koronavirus nga të cilat 79 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur ishin vetëm 11 raste.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 514 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                79

Të shëruar në 24 orë             115

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     808

Testime totale                   1,979,562

Raste pozitive                      330,920

Raste të shëruara                  326,817

Raste Aktive                             514

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    253

Elbasan                   52

Fier                           42

Vlorë                         37

Shkodër                 28

Durrës                     25

Dibër                           20

Korçë                         17

Lezhë                        13

Gjirokastër                11

Berat                           11

Kukës                          5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos