
Pas tri vitesh të vështira nga pandemia, virozat dominojnë ndaj Covid-19. Në qendrat shëndetësore është rikthyer normaliteti i dikurshëm, e në këtë periudhë me fluksin e virozave të stinës. Mjekët thonë se rastet me koronavirus aktualisht janë të rralla, 1 i prekur në javë.
Shtatori është i njohur nga mjekët si muaji i virozave. Me fillimin e shkollës dhe me ndryshimin e temperaturave janë shtuar problemet shëndetësore, veçanërisht te më të vegjlit e çerdheve dhe kopshteve. Mbi 100 vizita në ditë kryhen pranë çdo qendre shëndetësore dhe shqetësimet janë thuajse të njëjta te pacientët e vegjël, skuqje fyti dhe temperaturë.
Virozat në qarkullim zgjasin nga 3 ditë deri në një javë. Pediatrit këshillojnë prindërit që të mos përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. (A2 Televizion)