
Një fabrikë riciklimi është përfshirë nga zjarri në Richmond të Indianës, duke shkaktuar dëme shumë të madhe materiale dhe një re tymi që ka shkuar disa kilometra.
Mijëra banorë janë urdhëruar të evakuohen nga zona përreth për shkak të gazrave toksike që lëshojnë sendet që digjen, por edhe për motive sigurie.
Zjarrfikës, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve, të cilat sipas ekspertëve do të zgjasin për ditë të tëra për shkak të materialeve plastike.
Deri në këto momente raportohet për një zjarrfikës të lënduar, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)