
Rrjedhja e një gazi kimik në një fabrikë polimeri të LG në jug të Indisë iu mori jetën 9 personave dhe intoksikoi mbi 300 të tjerë bën me dije policia e shtetit Andhra Pradesh.
Kompania koreano-jugore LG Chemical Ltd, pronarja e kësaj fabrike, të vendosur 14 km larg qytetit Visakhapatnam, bën me dije se tashmë rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll dhe situata është stabilizuar.
Në një deklaratë për shtyp ajo bën me dije se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjeve dhe detajet e këtij incidenti të rëndë.
Sipas autoriteteve lokale rrjedhja e gazit ka nisur në orët e para të mëngjesit, kur njerëzit ishin ende në gjumë dhe ai është përhapur me shpejtësi dhe ka intoksikuar shumë banorë.
Sipas komisionerit Srijana Gummalla, fabrika kishte vetëm pak ditë që ishte hapur, pas mbylljes së saj më 25 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)