Vijon situata e rëndë në SHBA, mbi 2 mijë viktima në 24 orë

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 09:12 | Bota
Vijon situata e rëndë në SHBA, mbi 2 mijë viktima në 24

Vijon situata tragjike nga koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralelisht me rihapjen e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 2073 viktima kur numri total i tyre i ka kaluar 73 mijë.

Më shumë se 1,2 milionë persona janë të infektuarit. “Kemi kaluar sulmin më të madh që ka parë ndonjëherë vendi ynë”, tha Donald Trump. “Ai rezultoi më i keq se Pearl Harbor apo rrëzimi i Kullave Binjake. Nuk kemi parë kurrë një sulm të tillë”, shtoi Trump.

Kina, nga ana tjetër, regjistroi vetëm dy raste me koronavirus që ishin shtetas që ktheheshin nga jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos