Rrufeja i vë zjarrin banesës në Malësinë e Madhe, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 16:12 | Kronikë
Rrufeja i vë zjarrin banesës në Malësinë e Madhe,

Një banesë është përfshirë nga flakët në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit.

Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje dhe është përhapur me shpejtësi në banesë.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi P. Ivanaj, rreth 51 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos