
Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, edhe Mali i Zi ka shtuar masat anti-covid. Një prej këtyre masave është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Shqiptarët mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00. (A2 Televizion)