Rruga Milot-Fier, projekti përplas qeverinë me opozitën

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 13:38 | Politikë
Rruga Milot-Fier, projekti përplas qeverinë me opozitën

Qeveria dhe Partia Demokratike janë përplasur në një debat në distancë për rrugën Milot-Fier, të shpallur nga mazhoranca që do të ndërtohet me koncesion.

Sipas drejtorit të Kabinetit të PD, Dorian Teliti, kostot e rrugës janë të tejfryra duke marrë parasysh se më shumë se gjysma e rrugës është ekzistuese: “Kemi qenë ne ata që kemi ndërtuar rrugë dhe infrastrukturë, do të jemi përsëri ne që do ta bëjmë këtë gjë në të ardhmen. Por, çdo rrugë duhet të ndërtohet bazuar në koston reale. Nuk mund të ndërtohet rrugë me 20 milionë euro km linear, siç na prezanton kryeministri rrugën e re Milot-Fier”.

Akuza që janë kthyer nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka shprehur edhe një herë vullnetin për t’i shkuar deri në fund këtij projekti: “Jo, nuk ka rrugë 20 milionë. Mos doni që të përmend shifrat e Rrugës së Kombit, se sa ka kushtuar 1 km aty. 13 milionë euro ka kushtuar. Atë rrugë do ta ndërtojmë dhe atë do ta shijojë populli dhe ju që e kritikoni”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos