All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rruga ndahet në dysh në Hataji, paralajmërohen banorët të qëndrojnë larg vijës bregdetare

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 19:24 | Bota
Rruga ndahet në dysh në Hataji, paralajmërohen banorët
All - Paragraf - 1

Pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, disa rrugë u ndanë në dysh në Hatay. Mediat turke raportojnë se rruga që të çonte në spitalin shtetëror dhe stadiumin ishte e ndarë në mes, ndërsa ambulancat në pamundësi për të përdorur rrugën u desh të provonin rrugë të tjera kalimi.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të dy javëve më parë  kanë shkaktuar dëme të mëdha.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë një paralajmërim kritik është lëshuar për banorët pas tërmeteve 6.4 dhe 5.8 në Hatay. Në një deklaratë të AFAD thuhet se është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare për të parandaluar rrezikun e rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos