Borrell: Dërgimi i municioneve mund të përcaktojë fatin e luftës

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 14:57 | Bota
Borrell: Dërgimi i municioneve mund të përcaktojë fatin e

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, u shpreh se dërgimi i municioneve në Ukrainë mund të përcaktonte fatin e luftës.

“Çështja më urgjente është ajo e municioneve. Nëse dështojmë, rrezikohet rezultati i luftës. Ukraina ka nevojë për municione artilerie, në veçanti ato të kalibrit 1.55. Rusia qëllon me 50 mijë të shtëna artilerie në ditë. Duhet të sigurojmë që edhe Ukraina të ketë të njëjtat kapacitete. Ata kanë tanke, por nuk kanë raketa për të qëlluar.

Sot do të prezantojmë një sërë propozimesh dhe nesër do të jem në selinë e NATO-s me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Mes propozimeve do të jetë dhe ndërtimi i një platforme për blerjen e përbashkët të armatimeve. Synimi, është që të arrijmë një akord në Këshillin për Çështjet e Mbrojtjes në fillim të marsit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos