Kompleksi luksoz u shit si rezistent ndaj tërmeteve, por në këmbë mbeti vetëm tabela ku reklamohej si i tillë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 16:43 | Bota

Një kompleks luksoz banimi në lagjen Antakya në Hatay u rrafshua i gjithi nga tërmetet që goditën Turqinë të hënën e 6 shkurtit, duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima e të plagosur.

Godinat në kompleksin “Altinpark” ishin nxjerrë në shitje si banesa luksoze dhe tepër rezistente ndaj lëkundjeve sizmike. Por që të katër blloqet e banimit që ishin ndërtuar u shkatërruan plotësisht.

E vetmja gjë që mbeti në këmbë ishte pikërisht tabela e promovimit të bllokut si rezistent ndaj tërmeteve.

Fatmirësisht, duke qenë se kompleksi nuk kishte përfunduar ende, në të nuk pati asnjë viktimë apo person të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos