
Ish-deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në Absolut 4, ka komentuar protestën e kësaj të enjteje të opozitës. Ajo u shpreh se kjo protestë ishte më se e nevojshme në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërsa theksoi se mesazhi i protestës së qetë ishte i qartë.
“Ishte një protestë shumë e mirë. Sheshi u mbush plotë dhe protesta ishte paqësore. Ishte një protestë për t’u marrë shembull, kishte një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Unë isha pjesë e organizimit për strukturën numër 2 dhe jam marrë dy javët e fundit për organizimit. Pash aty shumë gazetarë që janë të majtë dhe ishin bashkuar në protestë.
Pritshmëritë e shqiptarëve ndaj opozitë janë shumë të mëdha ndaj opozitës, por protesta ishte shembull”, tha Hajdari. (A2 Televizion)