Kryemadhi: I vetmi flamur partie është flamuri ynë kombëtar

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 20:45 | Politikë
Kryemadhi: I vetmi flamur partie është flamuri ynë kombëtar

Në protestën e opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se Shqipëria është sot në rrezik më shumë se kurrë sepse Rama është një vegën e grupeve antishqiptare.

Kryemadhi u shpreh se flamuri i vetëm i partie në këtë protestë është ai kombëtar.

“Paratë tuaja shkojnë në llogaritë e inceneratorëve të Ramës. Paratë tuaja i fusin e xhepin e tyre dhe ju iu nxjerrin të përballeni me familjarët tuaj. Na jepni forcë të përballemi me këtë situatë.

Në këtë takim të jashtëzakonshëm, ne sot me shumë se kurrë japim mesazhin e fortë se i vetmi flamur partie është flamuri ynë kombëtar. Ky flamur i bukur ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për Shqipërinë. Ky flamur është motivi ynë për Shqipërinë tonë europiane. Ky flamur ka rëndësinë më të madhe sepse Edi Rama me Open Balkan kërkon ta çnderojë”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos