Shqipëria miraton zgjerimin e NATO-s, Balla-ambasadores suedeze: Ta mbani mend këtë, po kaq shpejt të ratifikoni anëtarësimin tonë në BE

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 19:49 | Politikë
Shqipëria miraton zgjerimin e NATO-s, Balla-ambasadores suedeze: Ta mbani

Kryetari i grupit parlamentar socialist e mbylli me një batutë seancën e Kuvendit ku u miratuan protokollet e aderimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në fjalën e tij para shpalljes së rezultatit, ku protokollet morën 114 vota nga 114 deputetë të pranishëm në seancë, Balla tha: “Është një vendim i rëndësishëm për Kuvendin e Shqipërisë. Natyrshëm edhe i shpejtë. Jemi ndër pak vendet e para që kemi marrë këtë vendim me kaq shpejtësi. Në fakt, unë doja që të ishim të parët dhe bashkë kemi diskutuar këto ditë. Danimarka, nuk e di si i ka procedurat që e bëri më shpejt se ne, apo Estonia dhe Britania e Madhe e Islanda”.

“Por e rëndësishme është që jemi ndër vendet e para. Dhe dua, ta mbani mend këtë, t’ua thoni mirë që kur të vijë për të ratifikuar në parlamentin tuaj anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ta bëni po kaq shpejt sa e bëmë ne sot”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/07/kuvendi-ratifikon-protokollin-per-anetaresimin-e-finlandes-dhe-suedise-ne-nato/

A2 CNN Livestream

Latest Videos