
Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal do të futen në karatinë në Kili, pasi të kthehen nga ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses kiliane për kampionatin botëror.
Vendimi u shpall nga ministri i Shëndetësisë në shtetin amerikano-latin në prag të ndeshjeve që Kili do të zhvillojë, kundër Uruguait më 26 mars dhe 5 ditë më vonë ndaj Kolumbisë.
“Profesioni i qytetarëve tanë nuk përbën asnjë shqetësim sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi”- ishin fjalët e ministrit kilian për dy yjet e futbollit që do të izolohen në banesat e tyre, ose së bashku në ambientet e përfaqësueses.
Edhe mesfushori i Bolonjas, Gary Medel mund të jetë një prej atyre që do të karantinohen pas kthimit në Kili. (A2 Televizion)