Fituesi i Topit të Artë 2026, Harry Kane bëhet Mbreti i ri i futbollit

Nga Dea Kozma
27 Tetor 2026, 11:16 | Futboll

Londra u kthye në kryeqytetin e futbollit botëror, në një mbrëmje gala ku u ndanë çmimet më prestigjioze individuale të sezonit. Ceremonia e 70-të e Topit të Artë solli surpriza, emocione dhe emra të mëdhenj, me Harry Kane që rrëmbeu trofeun kryesor për meshkuj.

Sulmuesi anglez i Bayern Munich u shpall futbollisti më i mirë në botë, duke lënë pas rivalët në garën për çmimin më të lakmuar individual. Ndërsa te femrat, triumfoi Alexia Putellas, e cila fitoi Topin e Artë për herë të tretë në karrierën e saj.

Një tjetër protagonist i mbrëmjes ishte Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës fitoi çmimin Kopa për lojtarin e ri më të mirë për të tretin vit radhazi..Në garën për portierin më të mirë iu dorëzua Unai Simon ndËrsa për trajnerët, Luis de la Fuente u vlerësua si më i miri te meshkujt.

Harry Kane kompletoi një mbrëmje të jashtëzakonshme duke fituar edhe trofeun Gerd Myller për sulmuesin më të mirë.

Në kategorinë e klubeve, Paris Saint-Germain u shpall më i miri te meshkujt, ndërsa Barcelona triumfoi në futbollin e femrave.

Kështu, Harry Kane dhe Alexia Putellas morën vëmendjen kryesore në Londër, por Lamine Yamal konfirmoi edhe një herë se është një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të ri. Një mbrëmje që bashkoi yjet, klubet dhe trajnerët më të spikatur të futbollit botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos