
Këtë herë, përtej 90 minutave dhe rezultatit në fushën e lojës, futbolli do të luajë për një qëllim më të madh: solidaritetin njerëzor.
AF Elbasani ka marrë një vendim për t'u vlerësuar në prag të përballjes me Partizanin. Klubi verdheblu ka njoftuar se të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të shkojnë në ndihmë të Erjon Vishkullit, tifozit të Elbasanit dhe Kombëtares shqiptare.
28-vjeçari mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në Romë, ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër mjekësore.
Në këtë situatë të vështirë, klubi elbasanas ka vendosur ta kthejë ndeshjen e radhës në një mundësi konkrete për të kontribuar në kurimin e tij.
Mesazhi i AF Elbasanit është i qartë: këtë herë, përtej rivalitetit sportiv, rëndësi ka mbështetja për një njeri që po kalon një moment të vështirë.
Përballja me Partizanin do të luhet të mërkurën, në orën 18:30, por sfida e vërtetë do të jetë ajo e solidaritetit. Sepse futbolli nuk matet vetëm me gola, fitore dhe pikë. Ndonjëherë, vlera e tij më e madhe, për të dhënë shpresë kur ajo nevojitet më shumë. (A2 Televizion)