Dita e pavarësisë, protesta antiqeveritare në Sri Lanka

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 19:04 | Bota
Dita e pavarësisë, protesta antiqeveritare në Sri Lanka

Studentët nga Sri Lanka dhe anëtarët e klerit protestuan kundër qeverisë, ndërsa kombi shënoi 75-vjetorin e Pavarësisë.

Sri Lanka, e kapur në krizën më të keqe financiare që nga pavarësia nga Britania në vitin 1948, po përjeton inflacion të fortë, rënie të monedhës, ndërsa ekonomia po rrëshqet në recesion. Ishulli me 22 milionë banorë është goditur nga taksat e larta, mungesa e ilaçeve dhe karburantet dhe ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike.

Rreth 1500 studentë, sindikalistë dhe aktivistë organizuan një protestë jashtë një universiteti në periferi të kryeqytetit, ndërsa anëtarët e klerit protestuan edhe në Colombo.

"Udhëheqësit janë shumë krenarë për lirinë. Kjo është arsyeja pse pa asnjë turp duke shpenzuar miliona rupi ata po bëjnë festimet e Ditës së Pavarësisë", tha At Rohan Silva. Sipas tij, liderët që nuk kanë empati i injoruan thirrjet e qytetarëve që qeveria t’i shpenzojë paratë për të mirën e vendit, që njerëzit të dalin nga vështirësitë që po hasin. 

Presidenti i Sri Lankës, Ranil Vikremisinge është zotuar të kthejë ekonominë në rrugën e duhur. Ai mori detyrën pasi paraardhësi i tij u largua nga vendi dhe dha dorëheqjen vitin e kaluar kur mijëra protestues pushtuan zyrën dhe rezidencën e tij. 

Vikremisinge tha se Sri Lanka po plotëson parakushtet për të zhbllokuar një paketë shpëtimi prej 2.9 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pret miratimin e shpejtë nga huadhënësi global. 

Banka Qendrore e Sri Lankës vlerëson një kthesë ekonomike në gjysmën e dytë të 2023 dhe inflacion njëshifror deri në fund të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos