''Dyshoheshin për terrorizëm'', izraelitët plagosin 13 palestinezë, dy në gjendje kritike

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 18:56 | Bota
''Dyshoheshin për terrorizëm'', izraelitët

Të paktën 13 palestinezë u plagosën gjatë përleshjeve midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor tha për CNN, Dr. Naser Annani, drejtor i spitalit qeveritar të Xherikos.

Një deklaratë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se trupat izraelite kishin bastisur kampin e refugjatëve Akabat Xhaber dhe kapën një numër individësh "të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste".

Bastisja vjen pas një sulmi me të shtëna që ndodhi në një restorant pranë kryqëzimit Almog në Bregun Perëndimor para një jave.

Inteligjenca e Autoritetit të Sigurisë së Izraelit tregoi se të dyshuarit po planifikonin "sulme terroriste" dhe se gjatë aktivitetit, persona të armatosur qëlluan në drejtim të forcave të cilat u përgjigjën me zjarr të vërtetë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos