Rusët në ofensivë, e pohon Zelenski: Ka filluar beteja për Donbasin

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 22:47 | Bota
Rusët në ofensivë, e pohon Zelenski: Ka filluar beteja për

“Rusia ka filluar betejën për të marrë kontrollin e Donbasit”. Lajmi, i paralajmëruar nga burime të ndryshme gjatë orëve të fundit dhe i mbështetur nga analizat e kryera nga Pentagoni, është zyrtarizuar tashmë nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Mund të pohojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën po përgatiten prej kohësh. Një pjesë e mirë e ushtrisë ruse po përqendrohet në këtë sulm”, deklaroi pak minuta më parë presidenti ukrainas.

https://a2news.com/2022/04/18/presidenca-ukrainase-ruset-kane-filluar-fazen-e-dyte-te-luftes/

Në terren, përshkallëzimin  e konfliktit gjatë orëve të fundit e pohon edhe guvernatori i Luhanskut Sergei Gadai, me një status në rrjetet sociale që thotë gjithçka: “Është një ferr i vërtetë, ofensiva ka filluar, e prisnim prej javësh”.

https://a2news.com/2022/04/18/ogur-i-zi-ne-qiellin-prane-kufirit-ukrainas-moska-therret-bombarduesit-berthamore/

Sipas burimeve, dyluftimet po përqendrohen në këtë moment veçanërisht në qytetet e Rubizhne dhe Popasna, ndërkohë që rusët kanë përforcuar linjën me shtimin e të paktën 10 batalioneve në lindje dhe në jug. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos