Rusët përdorin kundërtank për të shuar zjarrin

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 18:06 | Aktualitet
Rusët përdorin kundërtank për të shuar zjarrin

Rusia tha të hënën se kishte arritur të shuante me sukses një zjarr të madh në një pus nafte në Siberi pasi ushtarët e qëlluan me kundërtank.

Pusi në rajonin Irkutsk mori flakë në 30 maj e për të shuar zjarrin gjigant u thirr ushtria të premten. Ushtarët përdorën armën kundërtank MT-12 Rapira, duke qëlluar nga 180 metra distancë nga pusi, tha Ministria e Mbrojtjes. “Kjo metodë shërben për të mbyllur pusin dhe për të shuar flakët”, u deklarua në një njoftim për mediat, të shpërndarë bashkë me planet nga operacioni. Në pamjet jo të zakonta, ushtarët shihen të lëvizin armatimet e rënda, e më pas të shënjestrojnë pusin për ta goditur.

Fatmirësisht flakët nuk kanë ndikuar në ndërprerjen e punës së kompanisë së naftës, e cila në vitin 2018, sipas deklarimeve zyrtare, ka prodhuar 9 milionë tonë naftë dhe gaz të kondensuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos