Rusët sulmojnë Kievin, goditen infrastrukturat kritike

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 10:58 | Bota
Rusët sulmojnë Kievin, goditen infrastrukturat kritike

Edhe pse autoritetet ushtarake ukrainase deklarojnë se Rusia e ka tejkaluar prej kohësh kapacitetin e saj të sulmeve raketore, duke përdorur rezervën që zakonisht është e paprekshme, forcat ruse nuk shterojnë sulmet edhe në prag të fundvitit.

Dje sulmet raketore, por veçanërisht edhe ato të dronëve që janë marrë nga aleati “në hije” iranian, kanë goditur veçanërisht qytetin e Dnipropetrovsk dhe kryeqytetin Kiev. Objektivi i sulmeve duket i qartë. Objektivi kryesor është infrastruktura kritike e vendit, veçanërisht ajo elektrike, nga momenti që acari i dimrit në atë zonë mund të jetë arma më e fortë në këtë moment nga Kremlini.  

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se 30 nga 35 dronë janë shkatërruar, që sipas tyre janë të tipit Shahed-136 e Shahed-131 dhe janë nisur nga deti i Azov.

Ndërkohë, pritet zyrtarizimi i takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologun “vasal” Alexander Lukashenko në Minsk, diçka që nuk ndodhte në kryeqytetin bjellorus nga viti 2019. Sipas Kievit, Putin po tenton të bindë aleatin e tij, për të hapur së bashku një front të dytë në veriun e Ukrainës, që do t’i jepte atij frymëmarrje në menaxhimin e konfliktit. Trupat ruse ndodhen që tani në territorin bjellorus, pro deri më tani Lukashenko ka mohuar se Minsku do të ndërhyjë zyrtarisht në luftë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/17/burime-prane-putin-pranon-te-humbase-deri-ne-300-mije-ushtare-moska-vijon-sulmet-ne-ukraine/
https://a2news.com/2022/12/18/moska-nis-fushaten-e-radhes-me-video-propagandistike-dhe-u-ben-thirrje-te-rinjve-ti-bashkohen-luftes-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos