Rusia "bashkon" ushtrinë me Kinën, 13 mijë trupa shfaqin forcën e përbashkët

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 10:12 | Bota

Rusia dhe Kina po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake mes presionit në rritje nga Perëndimi, shkruan Daily Mail.

Rreth 13 mijë trupa nga ushtria e Kinës dhe ajo e Rusisë kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të zhvilluar në veriperëndim të Kinës.

Sipas mediave në Rusi, kjo stërvitje pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Pekinit dhe Moskës. Stërvitja vjen në një moment kur Perëndimi ka tërhequr forcat nga Afganistani, ndërsa talebanët janë duke fituar terren.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë tanket ruse e ato kineze në aksion. “Ushtria ruse goditi shumicën e objektivave, pavarësisht mungesës së përvojës me pajisjet e prodhuara nga Kina”, shkruan TV Zvezda, i cili drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi.

Stërvitja e përbashkët do të vijojë deri të premten në rajonin autonom Ningxia Hui të Kinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos