Nëndetëse, luftanije, si dhe avionë luftarakë, zhvilluan këtë të diel në gjirin e Finlandës provën e fundit përpara paradës së madhe të “Ditës së Marinës” ruse, e cila do të mbahet të dielën e ardhshme.
Kjo ngjarje ushtarake zhvillohet të dielën e fundit të muajit korrik, ku anijet lundrojnë përgjatë lumit Neva në Shën Petersburg dhe Portin e Kronstadt. Dita e Marinës ishte anuluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1980, ndërsa Vladimir Putin e riktheu atë në vitin 2017.
Gjatë kësaj ngjarje të dielën e 25 korrikut pritet që të mbajë një fjalim edhe presidenti rus, Vladimir Putin. (A2 Televizion)