
Zemërimi ka shpërthyer në Gjermani, pasi pasardhësi i kancelares Merkel, Armin Laschet u filmua duke qeshur në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.
Guvernatori i Reno-Vestfalia u shfaq duke qeshur me disa politikanë të tjerë, ndërsa presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier jepte një deklaratë për shtyp në mbështetje të personave të dëmtuar.
Gjermania prej ditësh është goditur nga moti i keq dhe përmbytjet që iu kanë marrë jetën mbi 150 personave. (A2 Televizion)