
Urgjenca e lidhur me motin e keq që ka shkatërruar rajonet perëndimore të Gjermanisë vazhdon. Vdekjet e shkaktuara nga shirat e mëdha të ditëve të fundit, nga përmbytjet janë, për momentin, 156 vetëm në Gjermani, ndërsa tragjike vijojnë të jenë të dhënat që vijnë dhe nga Belgjika dhe Hollanda.
Por pavarësisht kësaj katastrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Diten e djeshme reshjet e dendura të shiut kane prekur dhe Austrinë.
Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtet më të goditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan. (A2 Televizion)