
Moska ka njoftuar se do të dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia dhe gjithashtu do t’i deklarojë “non grata”.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse, ditën e mërkurë.
Një zyrtari të lartë amerikan në Rusi i është dhënë një listë me punonjës amerikanë të diplomacisë, të cilët janë shpallur “non grata” nga Moska.
Komunikata e Ministrisë së Jashtme ruse nuk specifikon se cilët janë diplomatët dhe sa prej tyre do të dëbohen.
Kjo lëvizje vjen pasi Uashingtoni dëboi 12 diplomatë nga misioni rus i OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe një punonjës rus të Sekretariatit të OKB-së. (A2 Televizion)