“Rusia do t’i tregojë vendin armiqve të saj”

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 09:15 | Bota
“Rusia do t’i tregojë vendin armiqve të saj”

Rusia e ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është shprehur Dmitry Medvedev, një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit dhe president i Rusisë në periudhën 2008-2012.

Ai siguroi se Moska “do ta shkatërrojë planin rusofob të Perëndimit, që kërkon të përçajë Rusinë”.

https://a2news.com/2022/03/16/biden-sulmon-ashper-putin-e-quan-kriminel-lufte/

Medvedev, i cili sot është sekretar i këshillit të sigurimit rus, tha se SHBA-ja po mbush botën me rusofobi, në mënyrë që ta gjunjëzojë Rusinë e më pas ta shkatërrojë atë.

“Por, nuk ka për të funksionuar. Rusia ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj”, theksoi Medvedev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos