All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Kapitullimi i presidentit Zelensky”, video e rreme bën xhiron e rrjeteve sociale

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 07:47 | Bota
All - Paragraf - 1

Një video e rreme e presidentit Volodymyr Zelensky, që shfaqet duke u bërë thirrje trupave ukrainase të dorëzojnë armët, ka bërë xhiron e mediave sociale.

Edhe pse buzët e tij lëvizin në sinkron me audion, koka e Zelensky-t duket jashtë vendit dhe zëri nuk tingëllon si i tij.

All - Paragraf - 3

Një fotografi nga video e rreme u shfaq në faqen e internetit të kanalit televiziv ukrainas “Ukrayina 24”, më herët gjatë ditës dhe teksti i mesazhit u transmetua shkurtimisht në televizion.

“Ukrayina 24” tha në një deklaratë se uebfaqja e saj ishte hakuar. Faqja e internetit më parë ishte e paarritshme, por që atëherë është restauruar.

Nga ana e tij, Zelensky e hodhi poshtë adresën e videos, duke thënë se ai "mund të sugjerojë vetëm që ushtarakët rusë të ulin armët dhe të shkojnë në shtëpi".

All - Paragraf - 6

Videoja ka të ngjarë të jetë realizuar duke përdorur teknologjinë "deepfake" për të modifikuar pamjet video, zakonisht duke zëvendësuar fytyrën e një personi me një tjetër, me rezultate realiste, raporton BBC.

Nëse kjo konfirmohet, klipi i Zelensky-t do të ishte falsifikimi i parë i kësaj lufte. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos