Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën e nderit në Kharkiv

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 10:49 | Aktualitet
Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/07/bombardimet-ruse-shkaterrojne-konsullaten-e-nderit-te-shqiperise-ne-kharkiv/

A2 CNN Livestream

Latest Videos