Asetet kriminale, lufta që bashkon rajonin kundër krimit dhe korrupsionit

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 17:09 | Aktualitet
Asetet kriminale, lufta që bashkon rajonin kundër krimit dhe

Përveç sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të krijuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, rëndësi të veçantë ka edhe kthimi i këtyre pasurive tek publiku.

Nga konferenca për forcimin e bashkëpunimit rajonal në këtë drejtim, mbajtur në Tiranë, kreu i SPAK, Arben Kraja, theksoi nevojën e një strategjie për t’i evidentuar, sekuestruar e kaluar në favor të publikut. 

Kraja solli një shembull të përdorimit të pasurive kriminale të konfiskuara për të luftuar krimin. 

Sipas anëtarit të Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, ndryshimet ligjore e kanë bërë me efikas hetimin pasuror, por bashkëpunimi rajonal në këtë drejtim ka sfida.  Konferenca për kthimin e pasurive të krimit, bëri bashkë gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të institucioneve gjyqësore të Ballkanit Perëndimor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos