Koronavirusi në Shqipëri, 1 viktimë dhe 93 të infektuar

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 17:57 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 1 viktimë dhe 93 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vetëm një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 1107 testime, 93 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 99 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.
Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.
Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore           93
Të shëruar në 24 orë        99
Të shtruar në spitale         42
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   1107

Testime totale               1,762,808
Raste pozitive                   272,804
Raste të shëruara             268,662
Raste Aktive                        655
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246
Fier                  129
Kukës              58
Vlorë                57
Shkodër          54
Gjirokastër      31
Elbasan           25
Korçë               21
Lezhë              17
Berat                  6
Durrës                6
Dibër                  5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos