Rusia kërcënon BE pas pezullimit të vizave: Do të përballeni me gjëra që nuk i prisni

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 22:02 | Bota
Rusia kërcënon BE pas pezullimit të vizave: Do të

Rusia ka reaguar ashpër pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për pezullimin e marrëveshjes së vizave për shtetasit rus.

Përmes zëvendësministrit të Jashtëm, Alexandër Grushko, autoritetet ruse bëjnë me dije se një kundërpërgjigje të ngjashme do të ketë për BE që ajo nuk e pret.

“Shkelja, anashkalimi apo tërheqja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim masa dhe ato do të jenë simetrike, asimetrike apo diçka që Bashkimi Europian nuk e pret”, u shpreh Alexandër Grushko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos