“Rusia nuk mund të vendosë veton për pranimin e Ukrainës në NATO”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 18:39 | Bota
“Rusia nuk mund të vendosë veton për pranimin e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se nuk është në dorën e Rusisë për të vendosur nëse Ukraina do të lejohet apo jo që të hyjë në NATO.

“Çdo shtet ka të drejtë që të zgjedhë rrugën e tij. Është në dorën e Ukrainës dhe 30 aleatëve që të vendosin se kur Ukraina mund të bëhet një anëtare e NATO-s”, i tha Stoltenberg gazetarëve pas samitit të NATO-s.

“Sigurisht që Rusia nuk mund të vendosë veto mbi atë që do të bëjë Ukraina. Ne nuk do të kthehemi në periudhën kur fuqitë e mëdha vendosnin se çfarë mund të bënin fqinjët e tyre dhe çfarë jo. Është princip bazë që të pranojmë vendimet e çdo shteti”, sqaroi Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos