Rusia përmend Kosovën në OKB, Lavrov: Prishtina nuk përfaqëson serbët, as Kievi Donbasin

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 17:16 | Kosova
Rusia përmend Kosovën në OKB, Lavrov: Prishtina nuk

Rusia tenton të përdorë sërish çështjen e Kosovës si referencë për të justifikuar luftën e saj në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha në Organizatën e Kombeve të Bashkuar se perëndimi e njohu pavarësinë e Kosovës pa një referendum, ndërsa atë të Krimesë e kundërshton, duke pretenduar se në gadishull është mbajtur një referendum.

“Është e qartë se regjimi nazist në Kiev nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë përfaqësues i banorëve në Donbas, ashtu as Prishtina nuk mund të pretendojë se përfaqëson interesat e Serbëve të Kosovës”, tha Lavrov.

Ministri rus shtoi se Bashkimi Europian u premtoi serbëve të Kosovës një autonomi, siç bënë Berlini dhe Parisi i premtuan Donbasit një status special.

Kryediplomati i Moskës tha ndër të tjera se vetë Joe Biden nxiti bombardimet e NATO-s në Beograd, dhe sipas tij, tani serbëve u kërkohet që të mos ofendohen për shkak të atij zhvillimi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos