Rusia regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga 15 janari

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 11:27 | Bota
Rusia regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave nga qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus, 697 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Rusi. Ky është numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë dhe dita e pestë me radhë që arrihet një rekord i ri i vdekjeve ditore.

Gjatë ditës së fundit, u zbuluan 24,439 raste të reja të Covid, maksimumi që nga 15 janari.

Sipas të dhënave zyrtare, 5,585,799 raste të Covid janë regjistruar në Rusi që nga fillimi i epidemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos