Rusia shpall aneksimin, Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk e njohim, e rreme dhe në shkelje të së drejtës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 14:42 | Politikë
Rusia shpall aneksimin, Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk e njohim, e rreme dhe

Ndërkohë që presidenti Vladimir Putin po mban ende fjalimin e tij në Moskë ku ka shpallur aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ministria e Jashtme shqiptare ka shpërndarë me anë të një postimi në Twitter dënimin e saj për vendimin e Kremlinit.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara”, shkruhet aty.  

https://twitter.com/AlbanianDiplo/status/1575823063412707328

Ministria e Jashtme vijon duke thënë se “çdo aneksim të një territori të një shteti nga një shtet tjetër si rezultat i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës përbën një shkelje të principeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/30/putin-shpall-aneksimet-rusia-ka-4-rajone-te-reja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos