
Akuza të ashpra vijnë nga Rusia në drejtim të Bashkimit Europian, kësaj here në lidhje me programet e shpallura për trajnimin dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakarova, gjërat janë shumë të qarta, me BE-në që ka në planet e saj këto kampe stërvitore.
“Duhet t’i themi gjërat siç janë. BE-ja do të ngrejë kampe për të stërvitur terroristët dhe militantët neonazistë të regjimit të Kievit”, u shpreh Zakarova.
Reagimi i Kremlinit erdhi pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili foli për mundësinë e programit stërvitor për ushtarët rusë.
“Edhe 100 vite më parë, europianë nuk e kuptuan menjëherë se çfarë ishte fashizmi. Pastaj e kuptuan, por ishte vonë”, tha Zakarova. (A2 Televizion)