Rusia vijon rekrutimet për të mbështetur luftën, Medvedev: 185 mijë ushtarë të rinj nga nisja e vitit

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 18:21 | Bota
Rusia vijon rekrutimet për të mbështetur luftën, Medvedev:

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medved deklaroi të martën se vetëm gjatë këtij viti më shumë se 185 mijë rekrutë i janë bashkuar ushtrisë ruse si ushtarë profesionistë me kontratë, një lëvizje kjo që sipas ekspertëve kërkon të qetësojë opinionin publik pas tërheqjes së mercenarëve të Wagner.

Medvedev, i cili u emërua në fillim të këtij viti në një rol mbikëqyrës të prodhimit të brendshëm ushtarak të Rusisë, tha se vetëm javën e fundit 10,000 rekrutë të rinj iu bashkuan forcave të armatosura.

“Dua të theksoj se përpjekja e armatosur për rebelim nuk ndryshoi qëndrimin e qytetarëve ndaj shërbimit ushtarak. Kontraktorët dhe vullnetarët tanë demonstrojnë një nivel shumë të lartë mbështetje për presidentin, për shtetin dhe janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre. Vetëm në javën e fundit, afro 10,000 persona kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura”.

Një javë më parë mercenarët e Wagner, të cilët ishin dhe luftëtarët në krye të frontit në Ukrainë u tërhoqën nga luftimet, pasi qeveria ruse me një ligj të ri kërkonte t’i kalonte ata nën urdhrat e ministrit të Brendshëm, një drejtues ky i kritikuar prej shefit të grupit Prigozhin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos