Sulme me dronë në Moskë, Rusia devijon fluturimet: Akt terrorist i Ukrainës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 16:24 | Bota
Sulme me dronë në Moskë, Rusia devijon fluturimet: Akt terrorist

Lufta ukrainase mbërrin në zemër të Rusisë. Ministria e mbrojtjes në Moskë raportoi sulme me dron në kryeqytet, që detyruan devijimin e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar i Vnukovo.

Megjithatë kufizimet tashmë janë hequr. Siç thuhet, 5 dronë u përdorën në sulmet e së martës, që shënjestruan zona të ndryshme rreth kryeqytetit. Autoritetet bënë me dije se të gjithë dronët ishin rrëzuar dhe nuk kishte viktima apo dëme.

Përpjekja e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku pozicionohet infrastruktura civile, përfshirë një aeroport që pret fluturime ndërkombëtare, është një akt i ri terrori.

Maria Zakharova Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Media shtetërore raportoi se një prej dronëve ishte rrëzuar në qytezën e Kubinka, e cila gjendet 36 km larg aeroportit të Vnukovo në jugperëndim të qytetit.

Një tjetër u rrëzua pranë fshatit të Valuevo, po ashtu pranë aeroportit. Ky nuk është sulmi i parë me dronë që shënjestron Moskën. Në maj, ministria e mbrojtjes raportoi një sulm të shumëfishtë me dron ndaj kryeqytetit, i pari që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kievi mohon përgjegjësinë për incidentet.

Sakaq, tre persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulm me dron të Rusisë në qytetin verilindor të Sumit në Ukrainë. në shënjestër u vunë dy blloqe apartamentesh dhe një godinë publike në qendër të qyteti, me pasojë plagosjen e rreth 20 personave.

Forcat ukrainase vijojnë kundërofensivën për sprapsjen e trupave pushtuese, por siç raporton CNN aleatët perëndimor janë të shqetësuar për përparimin tejet të ngadaltë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos