Rusja që “sulmoi” bazën e Gramshit, shtyhet sërish seanca

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 10:33 | Kronikë
Rusja që “sulmoi” bazën e Gramshit, shtyhet sërish

Shtyhet për në datë 4 prill në 14.30 seanca për rusen Svetlana Timofoeva, e cila akuzohet për spiunazh pasi në gushtin e vitit të kaluar pas ajo bashkë me dy miq tentuan të futen në uzinën ushtarake në Gramsh.

Trupi gjykues pritet që në atë datë të dalë në konkluzion përfundimtar, ku do të diskutohet ekstradimi i saj drejt Rusisë. Timofeva i ka kërkuar trupës gjykuese të mos e ekstradojnë pasi atje jeta e saj është në rrezik.

Timofeva, së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) u ndaluan më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve. Ata u arrestuan pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/
https://a2news.com/2022/08/22/ngjarja-e-gramshit-rusi-pohon-isha-udhezuar-nga-sherbimet-sekrete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos