Sa ka kushtuar kurimi nga Covid-19? Eksperti zbulon shifrat në “A2 Business”

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 21:07 | Ekonomi
Sa ka kushtuar kurimi nga Covid-19? Eksperti zbulon shifrat në “A2

Besnik Jakaj, ekspert për shëndetësinë, tregoi se sa i ka kushtuar shëndetësia shqiptarëve në këtë periudhë pandemie.

I ftuar në “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, Jaka u shpreh: “Përveç ilaçeve, dikush që mendon se ka Covid-19 do të drejtohet nëpër laboratorë e klinika private, plus tamponëve. Më pas, vijnë shpenzimet për ilaçet. 99% e qytetarëve nuk presin ta bëjnë tamponin te shteti, por shkojnë në klinika private”.

Jakaj llogariti edhe koston e prekjes nga koronavirusi për një qytetar shqiptar: “Kostoja financiare ka qenë e jashtëzakonshme sepse kemi pasur edhe abuzime në tregun farmaceutik, me çmimet e antiviralëve. Mesatarisht, një person që ka kaluar Covid-19, ka shpenzuar nga 90 000 deri në 200 000 lekë. Pa përfshirë këtu koston e infermierit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/26/qytetaret-kaluan-vemendjen-te-shpenzimet-shendetesore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos