Prodhuesi më i madh i avionëve në Evropë, Airbus, do të përpiqet të përdorë hidrogjenin për fluturimet me distanca të shkurtra dhe të mesme. Vitin e kaluar, Airbus zbuloi konceptin e avionëve me emetim zero, që mund të nisin udhëtimet në vitin 2035. Kompania Faradair Aerospace, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, po punon aktualisht me një dizajn që do të ketë efikasitet maksimal me çdo karburant ekologjik. Avioni BEHA, i programuar për 18 pasagjerë dhe që mund të mbajë një ngarkesë prej pesë tonësh, do të operojë udhëtime të shkurtra ekologjike. Alice: Një tjetër qasje për eliminimin e ndotjes, vjen nga kompania Eviation Aircraft, me bazë në Uashington, që qëndron pas aeroplanit tërësisht elektrik, Alice, i cili nuk prodhon emetime karboni. Brendësia inovative e avionit Alice fitoi në kategorinë “Kabina më e mirë” në konkursin "Crystal Cabin Award 2020". 440-mile range: Avioni, i cili ka një rreze prej 440 miljesh, ka planifikuar 12 udhëtime ekologjike në vitin 2024.
Bota po përballet sot me problematikën e ngrohjes globale, ndaj dhe konferencat e samitet e shumta bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese. Një nga sektorët që do të duhet të kontribuojë në uljen e emetimeve deri në vitin 2030, është dhe industria e transportit ajror.
Sipas të dhënave, mendohet se aviacioni gjeneron 2.8% të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit, ndaj pas marrëveshjes së samitit të klimës, linja të shumta ajrore janë zotuar të ofrojnë udhëtime neutrale ndaj karbonit dhe të përdorin lëndë djegëse alternative për të reduktuar ndotjen. Zhvillimi i teknologjisë për të prodhuar avionë elektrikë - ndonëse ende duket një mundësi e largët për fluturime në distanca të gjata - ka rritur shpresat për udhëtime ajrore ekologjike. Lëndët djegëse të prodhuara nga materiale të tilla si mbetjet e drurit, duhani ose kallami i sheqerit, mund të përdoren në shumë nga motorët e rinj, në të ardhmen.
Kompania e British Airways, planifikon që deri në vitin 2030 të investojë 400 milionë dollarë në zhvillimin e karburantit. Në qershor 2021, Heathrow në Londër, u bë aeroporti i parë i madh në Mbretërinë e Bashkuar që integroi me sukses në sistemin e tij, karburant ekologjik që mundësoi, 5 deri në 10 fluturime me distanca të shkurtra. (A2 Televizion)