Sa vjeç është Moukoko? Ylli i Gjermanisë në shënjestër

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 10:20 | Futboll
Sa vjeç është Moukoko? Ylli i Gjermanisë në

Youssoufa Moukoko në çdo renditje cilësohet në 5 talentet më të mëdha të futbollit botëror.

Sulmuesi me prejardhje nga Kameruni, por tashmë pjesë e kombëtares gjermane, zyrtarisht ende nuk ka mbushur 19 vjeç dhe mund të radhisë që tani tre kampionate në Bundesliga me gjigantët e Borussia Dortmund, ku veçanërisht në këtë sezon, 6 gola në 14 ndeshje, po tregon se mund të jetë protagonist i këtij sporti në dy dekadat e ardhshme.

Por sulmuesi i ri po përfshihet së fundmi në një stuhi që përfshin shpeshherë futbollistët me origjinë afrikane, ajo e moshës reale.

Pikërisht në Kamerun, disa javë më parë, bëri bujë konstatimi se pothuajse të gjithë futbollistët e rinj të përfaqësues U-17, sipas analizave më të thelluara, të aparatit kockor, tregonin në fakt një moshë më të madhe, të paktën dy ose tre vite.  

Ky fakt risolli në vëmendjen e mediave një histori të disa muajve më parë, kur doli një certifikatë lindje e sulmuesit gjerman në të cilën shënohej datëlindja në vitin 2000, duke shndërruar kështu 18-vjeçarin në një 23-vjeçar. Ky nuk është misteri i vetëm i sulmuesit të talentuar, i cili në fakt zbulohet se është i birësuar në familjen Moukoko, dhe për këtë ai ka marrë edhe disa shantazhe nga Kameruni, që e kërcënojnë me zbardhjen e identitetit të tij të vërtetë.

Shumë lojtarë afrikanë e kanë kthyer në traditë uljen e moshës, në mënyrë për të spikatur në turnetë e shumtë për moshat e reja, me shpresën që falë fizikut të tyre më të zhvilluar të tërheqin vëmendjen e klubeve profesioniste europiane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/12/talenti-14-vjecar-i-dortmundit-nuk-permbahet-6-gola-ne-nje-ndeshje/
https://a2news.com/2020/12/18/dortmundi-humb-por-tifozet-nuk-i-besojne-syve-kane-gjetur-nje-tjeter-fenomen-pas-halaand/
https://a2news.com/2022/12/31/skandal-ne-kombetaren-afrikane-nga-30-te-thirrur-21-ishin-mbi-moshe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos