Sadiku rikthehet të shkëlqejë, menjëherë në formacionin e javës në Zvicër

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 14:28 | Futboll

Armando Sadiku, futbollisti i kombëtares, ka përfunduar në krye në formacionin e javës në Zvicër që pas ndeshjes së parë me skuadrën e Luganos, ku u rikthye pas aventurës së dështuar në La Liga te Levante.

Armando Sadiku ishte protagonist kryesor në fitoren e pastër 0-3 të skuadrës së tij ndaj Luzernit, ku arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes.

Pas eksperiencës në Spanjë me Levante, ku më shumë qëndroi i dëmtuar, Sadiku është rikthyer në “habitatin” e tij të preferuar, në Zvicër dhe pikërisht te Lugano, aty ku shkëlqente vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos