“Sagrada Familia” nderon mjekët, rihap dyert për punonjësit e sistemit shëndetësor

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 18:46 | Lifestyle
“Sagrada Familia” nderon mjekët, rihap dyert për

Pas muajsh tërë mbyllur për shkak të koronavirusit, ditën e shtunë Katedralja e famshme e Barcelonës “Sagrada Familia” hapi  dyert për nder të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Kryepeshkopi i qytetit, Juan Josep Omella, mori pjesë në ceremoninë e hapjes bashkë me punonjës të sistemit shëndetësor të cilët ishin të parët që u lejuan të hyjnë, ndërsa në katedrale rinis gradualisht  aktiviteti.

Në fazën e parë të rihapjes, kisha do të pranojë ekskluzivisht punëtorët e shëndetit dhe ata që ishin e janë në vijë të parë në luftë me koronavirusin, po ashtu në këtë fazë do të lejohen të hyjnë edhe anëtarët e OJQ-ve dhe organizatave të biznesit, të cilët kanë kontribuar në mënyrë aktive në kontrollin e emergjencës së koronavirusit.

Në fazën e dytë, të quajtur “Koha e Barcelonës” rezidentët e kryeqytetit katalan do të lejohen të vizitojnë katedralen pa pagesë. Në fazën pasuese, për të cilën ende nuk është caktuar një datë, katedralja do të jetë e aksesueshme për gjithë pjesën tjetër të vizitorëve vendas dhe të huaj.

“Sagrada Familia”, ose “Familja e Shenjtë” punimet e së cilës nisën në vitin 1882 dhe nuk kanë përfunduar ende, është objekti më i vizituar në Spanjë dhe i gjashti në botë gjatë vitit 2019, sipas “Booking” dhe “TripAdvisor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos